Pyetjet e shpeshta


Pyetje dhe përgjigje të dobishme!


SHTRO PYETJE!
1Sa kanale përfshihen në platformën TELKOS?
Në platformën TELKOS, përfshihen mbi 260 kanale.
2Cilat kanale televizive transmetohen në kualitetin HD?
Të gjitha kanalet nacionale dhe lokale të Kosovës që kanë sinjal HD transmetohen me sinjal HD.
3A duhet të blejë Wi-Fi?
Wireless modemi vjen falas për klientët tanë.
4Sa është shpejtësia e Internetit?
Varësisht nga pakoja, shpejtësia e internetit fillon nga 100 Mbps e më shumë...
5Ku mund të kontaktoj në rast të prishjes?
Ju mund të kontaktoni në këto numra tanë të telefonit: Tel: +383 (38) 600 321 Mob: +383 (44) 100 995 e-mail: support@telkos.net
6Në cilat lagje të Prishtinës keni shtrirje?
DARDANI | ULPIANË | AKTASH | MAHALLA E MUHAXHERVE | PEJTON | VELANI | BREGU I DIELLIT | RRUGA B| TASLIXHE | SOFALI | TOKBASHQE | TOPHANE | KODRA E TRIMAVE |4 LLULLAT | ARBËRI | Fsh. HAJVALI |
7Orari i punës?
E Hënë - E Premtë: 08:00 deri 20:00 E Shtunë: 09:00 deri 17:00 E Diel: Mbyllur
8Si bëhet paraqitja e titrave shqip në ekran në kanalet tv?
Ne telekomandë shtypni butonin MODE, pastaj vazhdoni shtypni Subtitles, dhe për gjuhen shqipe zgjedhni Subtitles-alb
9Më shfaqet në ekran: Your device is not supported?
Per ta eliminuar këtë problem shtypni butonin F1 në telekomandë.
10Më shfaqet në tv: Your STB is damaged. Call the provider.
Per ta eliminuar këtë problem shtypni butonin F1 në telekomandë.
11Më shfaqet në modem një dritë e kuqe LOSS.
Provoni me kujdes ta largoni kabllon optike nen modem dhe e vendosni prap, pastaj ristartojeni modemin, nese drita e kuqe nuk ndalet ju lutem mos hezitoni te ne kontaktoni: 044100995 ose 038600321.
12Si bëhet reciveri MAG-322 update ?
https://www.youtube.com/watch?v=3MVne7-tTsU
13Ku mund bëj pagese?
Pagesat mund të realizohen në pikat tona : Rr.Ukshin Hoti,Pejton, Prishtinë. Rr. Nenë Tereza, Fushë Kosovë. Po ashtu edhe tek te gjitha pikat e Western Unionit. Njekohsisht pagesat mund të bëhen dhe në RiaCapital. Po ashtu pagesat mund të bëhen përmes Paysera. Po ashtu pagesat mund të bëhen përmes E-banking. (Pasi të bëhet pagesa online duhet të dërgohet fletëdeshmia në info@telkos.net)
14Si ta konfiguroj routerin TP LINK?
Fillimisht duhet të lidhet TP Link me Modem (ZTE) përmes kabllos Lan.(Në ZTE: vendoset kabllo në portin 1,2,3 ose 4) tek porti me ngjyrë kaltërt WAN në TP-Link Në kompjuterin tuaj hapeni shfletuesin e faqeve dhe shënoni kete IP adresë: 192.168.0.1 ku do të ju kërkohet emri i përdoruesit(admin) dhe fjalëkalimi(admin). Pasi të hapet faqja kryesore, në anen e majtë klikoni në “”Quick Setup”” dhe klikoni butonin “”Next””, pastaj Quick Setup - Operation Mode zgjedhni opcioin Wireless Router. Vazhdoni duke zgjedhur “”Dynamic IP””ose "Auto-Detect" dhe klikoni “”Next””. Zgjedhni Wireless Network Name: Emrin tuaj SSID (Emrin e Wirelessit), region Albania ose ndonje regjion tjeter, zgjedheni WPA2-PSK (Recommended), tek hapësira shënoni fjalëkalimin që dëshironi me gjatësi 8 deri 64 karaktere dhe në fund klikoni Reboot ose Finish.
15Skenimi i kanaleve RECIVERI AMIKO ?
Merrni telekomandën, vazhdoni tek butoni MENU pastaj vazhdo tek Installation dhe e shtypni butonin OK, pastaj vazhdoni tek Cable Installation  shtypni OK, për të vazhduar skanimi duhet të jenë këta parametra: TP Index   1/77 Frequency  (306.0) Simbol Rate   6900 Modulation   64 QAM NIT Search   on Pastaj vazhdo tek butoni me ngjyrë te gjelbërt në telekomand (Scan). -Kujdes nëse nuk janë parametrat si më lart nuk perfundon skanimi me sukses. Pasi parametrat të jenë si më lartë, duhet te vazhdoni tek butoni me ngjyrë të Gjelbërt (Scan).Pasi te perfundojë skanimi vazhdoni me butonin EXIT derisa të shfaqen kanalet.
16Skenimi i kanaleve RECIVERI TELKOS ?
Fillimisht merrni telekomandën e reciverit e shtypni butonin MENU, pastaj shkoni tek dritarja SETTINGS e shtypni ok, pastaj INSTALLATION shtypni ok, pastaj zgjedhni DVB C shtypni ok, Për të përfunduar skanimi me sukses siguroheni që i keni këta parametra të listuar: FEC MODE      DVB-C TP Index           1/40 Frequency       306.0 Symbol Rate     6900 Modulation     QAM-64 Nit Search         ON Channel Type   All Channels Pastaj ne telekomandë shtypni butonin me ngjyre kaltëret BLIND Search Pasi te perfundojë skanimi vazhdoni me butonin EXIT derisa të shfaqen kanalet.