Telkos – Fiber to the Home

Duke kuptuar mungesën e një shërbimi të mirëfilltë në treg #TELKOS nisi projektin e teknologjise se fundit(FTTH) per furnizim me internet deri tek shfrytzuesi shtepiak.Pavaresisht peripecive te shumta qe patëm në fillimet tona tani gjindemi ne nje pozite te lakmueshme si në aspektin e infrastrukturës, teknologjisë ashtu edhe në numrin e klienteles. Kompania jonë do të qëndroj pranë klientëve gjersa kjo industri do të egzistojë. Gjatë tërë këtyre viteve të mundimshme dhe mbresëlënëse, si kompani kemi kuptuar se nuk kemi themeluar vetëm një kompani e cila kufizohet në kornizat e biznesit, ne besojmë se kemi krijuar një bashkësi të madhe e cila ngjason një familje të bashkuar fortë. Me përkrahjen tuaj nuk do të lëkundemi asnjëherë, falenderojmë klientelen tonë përzemërsisht.