Pyetje të shpeshta?

Sa kanale përfshihen në platformën TELKOS?

Në platformën #TELKOS, përfshihen mbi 150 kanale.

Cilat kanale televizive transmetohen në kualitetin HD?

Të gjitha kanalet nacionale dhe lokale të Kosovës që kanë sinjal HD transmetohen me sinjal HD.

A duhet të blejë Wi-Fi?

Wireless modemi vjen falas për klientët tanë.

Sa është shpejtësia e Internetit?

Varësisht nga pakoja, shpejtësia e internetit fillon nga 40Mbps e më shumë…

Ku mund të kontaktoj në rast të prishjes?

Ju mund të kontaktoni në këto numra tanë të telefonit:

  • Tel: +381 (38) 600 321
  • Mob: +377 (44) 100 995
  • e-mail: support@telkos.net

Në cilat lagje të Prishtinës keni shtrirje?

DARDANI | ULPIANË | AKTASH | MAHALLA E MUHAXHERVE | PEJTON | VELANI | BREGU I DIELLIT | RRUGA B| TASLIXHE | SOFALI | TOKBASHQE | TOPHANE | KODRA E TRIMAVE |4 LLULLAT | ARBËRI | Fsh. HAJVALI | FUSHË KOSOVË|

Orari i punës?

E Hënë – E Premtë:
08:00 deri 19:00

E Shtunë:
09:00 deri 17:00

E Diel: Mbyllur

Si bëhet paraqitja e titrave shqip në ekran në kanalet tv?

Ne pilot shtypni butonin MODE, pastaj vazhdoni shtypni Subtitles, dhe për gjuhen shqipe zgjedhni Subtitles-alb

Më shfaqet në ekran: Your device is not supported?

Per ta eliminuar këtë problem shtypni butonin F1 në pilot.

Më shfaqet në tv: Your STB is damaged. Call the provider.

Per ta eliminuar këtë problem shtypni butonin F1 në pilot.

Më shfaqet në modem një dritë e kuqe LOSS.

Provoni me kujdes ta largoni kabllon optike nen modem dhe e vendosni prap, pastaj ristartojeni modemin, nese drita e kuqe nuk ndalet ju lutem mos hezitoni te ne kontaktoni: 044100995 ose 038600321.

Si bëhet reciveri MAG-322 update ?

Ku mund bej pagese?

Pagesat mund te behen në pikat tona :

Rr.Ukshin Hoti,Pejton, Prishtinë.
Rr. Nenë Tereza, Fushë Kosove.

Po ashtu edhe tek te gjitha pikat e Western Unionit.

Po ashtu pagesat mund të bëhen përmes E-banking.

(Pasi të bëhet pagesa online duhet të dërgohet fletëdeshmia në info@telkos.net)

Si ta konfiguroj routerin TP LINK?

  1. Fillimisht duhet të lidhet TP Link me Modem (ZTE) përmes kabllos Lan.(Në ZTE: vendoset kabllo në portin 1,2,3 ose 4) tek porti me ngjyrë kaltërt WAN në TP-Link
  2. Në kompjuterin tuaj hapeni shfletuesin e faqeve dhe shënoni kete IP adresë: 192.168.0.1 ku do të ju kërkohet emri i përdoruesit(admin) dhe fjalëkalimi(admin).
  3. Pasi të hapet faqja kryesore, në anen e majtë klikoni në “”Quick Setup”” dhe klikoni butonin “”Next””, pastaj Quick Setup – Operation Mode zgjedhni opcioin Wireless Router. Vazhdoni duke zgjedhur “”Dynamic IP””ose “Auto-Detect” dhe klikoni “”Next””.
  4. Zgjedhni Wireless Network Name: Emrin tuaj SSID (Emrin e Wirelessit), region Albania ose ndonje regjion tjeter, zgjedheni WPA2-PSK (Recommended), tek hapësira shënoni fjalëkalimin që dëshironi me gjatësi 8 deri 64 karaktere dhe në fund klikoni Reboot ose Finish.

Skenimi i kanaleve RECIVERI AMIKO ?

Merrni telekomanden, vazhdoni tek butoni MENU pastaj vazhdo tek Installation dhe e shtypni butonin OK, pastaj vazhdoni tek Cable Installation  shtypni OK, për të vazhduar skanimi duhet të jenë këta parametra:

  • TP Index   1/77
  • Frequency  (306.0)
  • Simbol Rate   6900
  • Modulation   64 QAM
  • NIT Search   on

Pastaj vazhdo tek butoni me ngjyrë te gjelbërt në telekomand (Scan).

-Kujdes nëse nuk janë parametrat si më lart nuk perfundon skanimi me sukses.

Pasi parametrat të jenë si më lartë, duhet te vazhdoni tek butoni me ngjyrë të Gjelbërt (Scan).Pasi te perfundojë skanimi vazhdoni me butonin EXIT derisa të shfaqen kanalet.

Keni ndonjë pyetje tjetër?

Na shkruani në: info@telkos.net