KUSHTET E PËRGJITHSHME TË ABONIMIT NË SHËRBIMET E INTERNETIT DHE TELEVIZIONIT TE OFRUARA NGA TELKOS

Kushtet e abonimit   Kushtet e përgjithshme të abonimit në shërbimet e Telkos për përdorues privat të ofruara nga Telkos, përmbajnë të dhënat e përgjithshme mbi kushtet e abonimit, së bashku me kushtet e veçanta të abonimit. Këto kushte janë në përputhje me Ligjin Nr. 04/L-109 për Komunikimet Elekteronike dhe Rregulloren Nr.022/B/18 për Kontratat, Transparencën dhe Publikimin e Informatave dhe Masave tjera Mbrojtëse për Përdoruesit Fundorë për Ofrimin e Rrjeteve dhe Shërbimeve Publike te Komunikimeve Elektronike sidhe legjislacionin e aplikueshëm në Kosovë. Lista e kanaleve të televizionit digjital kabllor mund të ndryshoj varësisht rrethanave komerciale dhe Telkos L.L.C. nuk merr përgjegjësi për shtimin apo largimin e ndonjë kanali televiziv nga platforma televizive. Marrëveshjen në  mes Telkos dhe Përdoruesit e përbëjnë kushtet e përgjithshme të abonimit, kushtet e veçanta, çmimet e pakove dhe çmimet promovuese sidhe dokumente tjera të nënshkruara nga Përdoruesi dhe Telkos

  1. Përkufizimet Të gjitha definicionet e përdorura më poshtë duhet të kuptohen si në vijim:

“Marrëveshja” do të thotë e tërë marrëdhënia kontraktuese e nënshkruar në mes të TELKOS dhe Shfrytëzuesit për shfrytëzimin e shërbimit të kontraktuar, e cila përbëhet nga kontrata bazë që nënshkruhet nga Shfrytëzuesit, Shtojcat përkatëse, Kushtet e Abonimit, çmimet e publikuara nga TELKOS dhe dokumentet tjera përcjellëse.

“Data e hyrjes në fuqi” është data/koha në të cilën kontrata është nënshkruar.

“Rrjeti” është hapësira ku lidhen pajisjet, me ose pa tel, që bëjnë të mundur ofrimin e shërbimeve të telekomunikimit.

“Përfaqësuesi i Autorizuar” është individi që ka të drejtë, në përputhje me legjislacionin në fuqi, që të veprojë dhe nënshkruajë kontratën në emër dhe për dobi të të përfaqësuarit.

“Pajisjet” janë instrumente të nevojshme për ndërmarrjen ose kryerjen e shërbimit. Ato mundësojnë kryerjen e detyrave me anë të përparësive mekanike, ose ofrojnë mundësinë që nuk do të ishte e mundshme t’i ofrohej në mënyrë natyrore Përdoruesit të shërbimit.

Shfrytëzuesi” ose “Përdoruesi” është personi fizik apo juridik i cili është i abonuar në një apo më shumë pako dhe shërbime të ofruara nga TELKOS, dhe i cili në mënyrë direkte pranon Kushtet e Përdorimit të TELKOS dhe është personi fizik apo juridik i cili ka hyrë në marrëdhënie kontraktuese me TELKOS për shfrytëzimin e shërbimeve përkatëse.

  1. Pagesat dhe Faturimi

Çmimet për kyçje, çmimet e pakove, ofertat promocionale dhe ndryshimet e çmimeve do të publikohen në www.telkos.net.  Klienti mban përgjegjësinë që rregullisht të shikojë webfaqen e Telkos, për ndryshimet eventuale. Të gjitha obligimet financiare mujore faturohen në baza të rregullta mujore në fillim të periudhës shfrytëzuese, që ka validitet tridhjetë (30) ditë, në valutën euro (€). Çmimet janë në shumën bruto dhe fatura përfshinë edhe Tatimin në Vlerën e Shtuar (TVSH). Tatimi në Vlerën e Shtuar (TVSH) vlenë për të gjithë shfrytëzuesit, përveç autoriteteve të liruara në bazë të ligjeve në fuqi të Kosovës. Përdoruesi do të pranoj faturën në baza mujore, tre mujore apo gjashtëmujore, varësisht nga forma e pagesës. Përdoruesi do të ketë mundësi të pranoj faturë përmes formës elektronike apo aplikacioneve që janë në përdorim.  Pagesa mund të realizohet direkt në filialet e Operatorit, në mënyrë elektronike, ose përmes palëve të treta që janë të autorizuara. Në rast të mos pagesës, Operatori ka të drejtën e plotë të ndërprejë shërbimin menjëherë pa ndonjë paralajmërim shtesë. Në rast të ndërprerjes së Marrëveshjes, Përdoruesi është i obliguar të kompensojë Telkos me pagesën mujore të muajit aktual sidhe pagesën mujore të shërbimit për periudhën e mbetur të kontratës, në përputhje me kushtet e kontratës. Në rast të vendosjes së ndonjë tarife të taksës ose tatimeve nga ana e institucioneve shtetërore përgjegjëse, Përdoruesi pajtohet të paguajë shumën e plotë. Në raste të tilla, Operatori ka të drejtë të ndryshojë çmimin pa paralajmërim për vlerën e njëjtë. Fatura mund të merret në filialet e Operatorit, të dërgohet përmes email adresës, përmes SMS (me link ose pa të), përmes postës ose përmes punonjësve të operatorit. Në rast të dërgimit në formë elektronike ose dorëzimit në adresën e Përdoruesit, fatura llogaritet e pranueshme dhe është e përmbarueshme. Përdoruesi ka të drejtë të informohet për pagesat e tij nga Operatori. Në rast të shërbimit me çmime promovuese, çmimi standard do të fillojë të zbatohet pas periudhës promovuese. Operatori mund ta ndryshojë çmimin me paralajmërim paraprak prej së paku 30 ditëve, përmes ëebfaqes zyrtare të Telkos, ëëë.telkos.net. Në rast se Përdoruesi ndryshon shërbimin me një pako tjetër, atëherë ditët e mbetura nga validiteti nuk kompenzohen. Në rast të mosmarrëveshjeve rreth faturimit, Përdoruesi ka të drejtë ankese më së largu 15 ditë nga data e faturimit. Kjo kontratë hyn në fuqi në datën e nënshkrimit të saj dhe mbetet në fuqi për një periudhë prej 12 muajsh. Pas afatit fillestar prej 12 muajsh, kontrata aktuale me kohë të caktuar, në datën e skadimit kthehet në kontratë të përhershme me kushte të njëjta, që mund të shkëputet në çdo kohë, me kusht që Përdoruesi të njoftohet  para skadimit të kontratës dhe të bëhet aprovimi nga Përdoruesi. Periudha fillestare prej 12 muajsh është e detyrueshme dhe Shfrytëzuesi pajtohet që të mos e ndërpresë këtë kontratë. Në rast të ndërprerjes së kësaj kontrate nga Shfrytëzuesi, Telkos mund të kërkojë kompensimin për shkëputjen e parakohshme të kontratës gjatë nëntë (9) muajve të parë kur kontrata është e lidhur për dymbëdhjetë (12) muaj, respektivisht dymbëdhjetë (12) muaj të parë kur kontrata është e lidhur për njëzet e katër (24) muaj, në përputhje me Rregulloren Nr.022/B/18 për Kontratat, transparencën dhe publikimin e informatave dhe masave tjera mbrojtëse për përdoruesit fundorë. Çmimi promocional gjatë periudhës fillestare të detyrueshme prej 12 muajsh do të jetë si në faqën e parë (çmim i cili do të fillojë të faturohet për çdo muaj, bazuar në datën e nënshkrimit të kësaj kontrate). Pas afatit fillestar të detyrueshëm prej 12 muajsh, Shfrytëzuesi do të vazhdojë të faturohet për shërbimin në fjalë me çmimin e pakos jopromocionale, nëse ka pasur ofertë promocionale. Nëse përdoruesi nuk kryen pagesën e faturës sipas afateve të përcaktuara, atëherë shërbimet e ofruara do të ndërpriten, ndërsa faturimi do të vazhdojë në përputhje me periudhën kontraktuese të përcaktuar me këtë kontratë. Në këtë rast do të ndërmirren veprimet, si: njoftim përmes SMS apo adresës elektronike të cilën e ka dhënë Shfrytëzuesi në faqen e parë. Në rast të mospagesës nga ana e Shfrytëzuesit, lënda dërgohet për kompensim apo përmbarim tek përmbaruesi privat. Të gjitha shpenzimet e krijuara me këtë rast do t’i bartë Shfrytëzuesi. Detyrimet shtesë, provizioni bankar, dhe shpenzimet e tjera duhen të paguhen nga Shfrytëzuesi. Në rast se Shfrytëzuesi dëshiron të rimbushë pakon para skadimit të afatit të llogarisë, atëherë atij nuk i humbin ditët e mbetura, por i shtohet validiteti i pakos për aq ditë sa ka afat llogaria e re, nga dita e skadimit të llogarisë së vjetër. Ndërsa, në rast se Shfrytëzuesi vendos që të ndërpresë përdorimin e shërbimit para skadimit të afatit të pakos, atëherë çfarëdo mbetjeje në llogarinë e tij do të humbasë. Pagesa mund të realizohet edhe online në njëren nga këto llogari: NLB:1701017600081503, PCB:051181003016000169, BPB:1300001002643983, TEB:2020000165955532,  RBKO:1501001018842342,  BKT:1901005902031165.

  1. Raportimi i Problemeve Teknike: Shfrytëzuesi në rast të problemeve me internet apo sinjal televiziv duhet të lajmëroj qendrën teknike dhe Operatori do të intervenojë brenda limitit kohor më të shkurtër. Qendra Teknike është 24 orë në shërbim të Përdoruesit. Operatori do të llogarisë si ndërprerje të shërbimit automatikisht ndërprerjet në infrastrukturën e vet kurrizore (backbone), por jo edhe ndërprerjet që ndodhin tek Shfrytëzuesit në mënyrë dhe në rast se Shfrytëzuesi nuk e ka lajmëruar defektin tek Operatori. Shfrytëzuesi është i detyruar që Operatorit  t’i mundësojë qasje fizike deri te vendndodhja e pajisjeve të Operatorit. Në rast të pengesave nga palët e treta për t’iu qasur pajisjeve të tyre, Operatori nuk ka obligim të negociojë me palët e treta. Negociatat me palët e treta duhet t’i bëjë Shfrytëzuesi. Operatori ka të drejtë të suspendojë llogarinë e Shfrytëzuesit në rast se vëren përmbajtje që pengojnë ose ndalin punën e sistemit të Operatorit a ndonjë rrjete tjetër, apo vëren aktivitete që janë në kundërshtim me ndonjë dispozitë të kësaj kontrate.
  2. Cilësia e Shërbimit dhe Defektet Teknike: Për shërbimin e Internetit orët e pikut (peak hours) fillojnë nga ora 19:00 dhe zgjasin deri ne orën 00:00. TELKOS rregullisht do të monitorojë dhe bëjë matje të shfrytëzimit të kapaciteteve të rrjetit, në segmente specifike dhe në mënyrë dinamike do të evitojë ngarkesat eventuale. Për segmentet ku nuk ka mundësi të realizohet mënyra dinamike e shpërndarjes së ngarkesës, TELKOS do të aplikojë procedura të brendshme për optimizim të burimeve në këto segmente. Aplikimi i këtyre mënyrave dhe procedurave të brendshme nga TELKOS do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e kualitetit të shërbimit. Niveli më i ulët i kualitetit të shërbimit të ofruar për konsumatorë bazohet në vlerat që publikohen nga matjet e bëra nga ARKEP. TELKOS do të bëjë riparimin e pengesave duke u referuar në kushtet dhe nivelin e shërbimeve te raportuara nga matjet e bëra nga ARKEP, duke mos i përjashtuar edhe shërbimet e asistencës. Në pajtim me këto kushte, TELKOS nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë ndërprerje ose dobësim të shërbimit të Internetit, për të gjithë Shfrytëzuesit pa dallim, për ndonjë defekt në rrjet shkaktuar nga fatkeqësitë natyrore, apo nga ndonjë rrethanë jashtë kontrollit të TELKOS, të cilat nuk mund të parashikohen dhe parandalohen. Në asnjë rast, TELKOS nuk do të mbajë përgjegjësi për dëme indirekte, apo humbje të ardhurash, shkaktuar Shfrytëzuesit. Telkos nuk mban përgjegjësi në rast të dëmeve të shkaktuara nga energjia elektrike apo rrufeja.

 

  1. Obligimet e Operatorit: Operatori është i obliguar që t’i mundësojë Shfrytëzuesit shërbime të cilësisë së lartë, në mirëbesim dhe në pajtueshmëri me mundësitë teknike dhe kushtet për të cilat pajtohen palët në kontratë. Në rast se Operatori nuk i përmbushë obligimet e shërbimeve të internetit dhe televizionit kabllor, atëherë do të bëhet kompensimi sipas rregullores së ARKEP. Në rast se Shërbimi është ndërprerë për një ditë të plotë (24 orë rresht) si shkak i problemeve të Operatorit, atëherë Operatori e kompenson Përdoruesin dy ditë me zgjatjen e validitetit të Shërbimit. Kjo vlenë nëse Shfrytëzuesi e ka raportuar problemin dhe operatori nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim. Operatori pajtohet të ofrojë Shërbimin me kualitet sa më të lartë, siç është përcaktuar në faqën e parë të kësaj kontrate, dhe se Minimumi i Shpejtësisë “Shpejtësia Minimale” do të jetë 20% nga pakoja e përzgjedhur nga përdoruesi të cilin Operatori do ta ofrojë së paku një herë gjatë ditës. Operatori nuk mund të garantojë qasje në shërbimet e emergjencës ose informacionin e lokacionit për shkak të natyrës së Shërbimit. Operatori pajtohet të njoftojë Përdoruesin për ndryshime të mundshme të kushteve të kësaj Kontrate, së paku 30 ditë më herët, duke i publikuar në ëëë.telkos.net. Në rast se ndryshimi i kushteve të kësaj Marrëveshje ndodhë si shkak i palëve të treta, atëherë Operatori do të njoftojë Përdoruesin sa më shpejt që të jetë e mundur.Telkos ka të drejt të kontaktoj klientin në koordinatat e klientit, të dhëna nga klienti në kontratë, përfshirë thirrjet telefonike, sms dhe adresë postare, lidhur me këtë kontratë.

 

  1. Obligimet e Shfrytëzuesit: Shfrytëzuesi është i obliguar të përdorë shërbimet në pajtim të plotë me marrëveshjen në fjalë dhe konform me rregullat dhe ligjet në fuqi. Në të kundërtën TELKOS mund të marrë këto masa: t’ia tërheqë vërejtjen Shfrytëzuesit që të shfrytëzojë shërbimin në pajtueshmëri me Marrëveshjen, të pezullojë apo anulojë automatikisht shërbimin e dhënë nga TELKOS pa kurrfarë përgjegjësie për kompensim ndaj Shfrytëzuesit dhe si rezultat të kërkojë kompenzim dëmesh të shkaktuara nga keqpërdorimi i bërë nga Shfrytëzuesi. Në rast se TELKOS e anulon kontratën me Shfrytëzuesin për arsye të cekura më sipër, ky i fundit është përgjegjës t’i kryejë të gjitha obligimet financiare të mbetura ndaj TELKOS. Shfrytëzuesi nuk lejohet të përdorë ose lejojë përdorimin e Shërbimeve, që do të shkaktojnë mosfunksionimin e rregullt të rrjetit ose kualitetin e Shërbimeve, dobësimin, ndërprerjen apo ndërhyrjen në integritetin ose sigurinë e cilitdo rrjet apo sistem të telekomunikimit. Përdoruesi pajtohet të përdorë shërbimin vetëm për arsye individuale, rezidenciale, jo komerciale, përderisa nuk autorizohet me shkrim nga Operatori. Përdoruesi pajtohet që të lajmërojë problemet e mundshme rreth Shërbimit menjëherë. Në rast se Përdoruesi nuk njofton Operatorin për problemet e mundshme, nuk kompensohet shfrytëzuesi. Përdoruesit i ndalohet të përdorë Shërbimin në këto raste:
  2. Rishitja e Shërbimit në tërësi, pjesërisht, apo lejimi i qasjes një pale të tretë;
  3. Përdorimi direkt ose jodirekt i Shërbimit për qëllime të jashtëligjshme;
  4. Lidhja e ndonjë pajisjeje të paautorizuar ose ndonjë kablloje në pajisjet ose rrjetën e Shërbimit;
  5. Dërgimi, komunikimi, ose ruajtja e të dhënave, informatave, ose materialeve në kundërshtim me ligjet në fuqi;
  6. Përdorimi i Shërbimit në mënyrën që shkakton mosfunksionimin e sistemit, dobëson cilësinë, ose rrezikon sigurinë e rrjetës.

Përdoruesi pajtohet që të ofroj qasje të punëtoreve në hapësirën e tij fizike për qëllime të instalimit, mirëmbajtës ose ndonjë angazhimi që lidhet me rrjetën ose pajisjet. Përdoruesi është përgjegjës për negocimin e qasjes në hapësirën fizike të një pale të tretë e cila është e nevojshme për ofrimin ose mirëmbajtjen e Shërbimit.

Përdoruesi pajtohet të ofroj të gjitha informatat e nevojshme dhe të përditësojë ato në rast të ndryshimit brenda pesë ditëve.

Përdoruesi pajtohet se Operatori nuk mban asnjë përgjegjësi për dëmet direkte ose indirekte të shkaktuara nga përdorimi i Shërbimit. Përdoruesi duhet të ofroj të dhëna personale të sakta dhe obligohet që për çdo ndryshim të këtyre të dhënave ta njoftoj Telkos, brenda 7 ditëve, nga dita e ndryshimit.

 

  1. Ndërprerja e Kontratës: Operatori dhe Shfrytëzuesi të cilët paraprakisht kanë lidhur kontratë kanë të drejtë për ndërprerje të kontratës me paralajmërim kohor në afat prej 15 ditë para përfundimit të periudhës 12 mujore. Kontrata mund të ndërpritet në rast të mospërmbushjes apo shkeljeve të kushteve të përgjithshme të kësaj kontrate. Ndërprerja e kontratës në mungesë të fakteve dhe vërejtjeve të dhëna me shkrim nga palët konsiderohet e paligjshme. Nëse Shfrytëzuesi ka abonim dhe nuk e ka shfrytëzuar shërbimin nuk ka të drejtë të kërkojë kompensim për periudhën e pashfrytëzuar. Shfrytëzuesi ka të drejtë të shkëpusë kontratën, nëse TELKOS nuk mund të ofrojë shërbime sipas kontratës që janë dakorduar palët. Në rast se Përdoruesi e ndërprenë Marrëveshjen brenda 9 muajve të parë të kohëzgjatjes fillestare, Përdoruesi obligohet të kompenzojë dëmin për muajt e mbetur të kohëzgjatjes fillestare. Në rast të ndërprerjës së kësaj Marrëveshjeje, Përdoruesi duhet të paguajë çfarëdo borxhi të mbetur. Përdoruesi ka të drejtë të ndërpresë Marrëveshjen pa kompensim pas rritjes së çmimit të Shërbimit brenda muajit të parë të këtij ndryshimi. Operatori rezervon të drejtën të ndërpresë marrëveshjen me apo pa paralajmërim në rast se Përdoruesi nuk ka respektuar këtë Marrëveshje. Në këtë rast Përdoruesi obligohet të kompensoj muajt e mbetur të kohëzgjatjes fillestare. Në rast se Shfrytëzuesi dëshiron të rikyqet me Operatorin, duhet të bëhet Kontratë e re.

 

  1. Pajisjet Teknike: Pajisjet që instalohen nga Operatori janë pronë e Operatorit, të huazuara tek Shfrytëzuesi, përveç nëse Shfrytëzuesi shprehë vullnetin që t’i blejë ato. Me shkëputjen e kontratës ato kthehen tek operatori. Shfrytëzuesi është përgjegjës për trajtimin jo adekuat, duke përfshirë por duke mos u kufizuar në: dëmtimet fizike, tronditjet, furnizimi jo adekuat me energji elektrike, lagështi, vendosja në ambiente pa qarkullim të mirë të ajrit, këputjet ose dëmtimet e kabllove brenda ambientit që janë në kontrollë të Shfrytëzuesit. Në të gjitha këto raste si dhe raste tjera që vërtetohet përgjegjësia e Shfrytëzuesit, ai duhet të bëjë kompensimin sipas çmimit të faturuar nga operatori. Në rast të papërgjegjësisë nga ana e Shfrytëzuesit, Operatori ka të drejtë që të fillojë proceset tjera të parapara me Ligjet në fuqi. Në rast të trajtimit joadekuat (siç u shpjegua më lartë) për të gjitha dëmet që mund të ndodhin si rrjedhojë e kësaj, operatori nuk mbanë përgjegjësi. Në rast të ndërprerjes së marrëveshjes, Shfrytëzuesi është i obliguar të kthej pajisjet në pikën më të afërt të Telkos, jo më larg se 7 ditë pas ndërprerjes së marrëveshjes. Nëse Shfrytëzuesi nuk e bënë një gjë të tillë operatori do të lëshojë faturë me çmimin e pajisjeve. Në rast të papërgjegjësisë të njejtën do ta dërgojë tek përmbaruesi privat për të inicuar procedurë përmbarimore. Në rast se Shfrytëzuesi i dëmton pajisjet (MODEMIN ose ONU) duhet të paguajë 60 Euro. Në rast të dëmtimit të pajisjes së RESIVERIT Shfrytëzuesi duhet të pagujë 60 Euro në afat prej 7 ditësh.

Të gjitha përdorimet e pronës/pajisjeve të operatorit nga Shfrytëzuesi bëhen duke marrë përsipër personalisht rrezikun dhe operatori nuk do të jetë përgjegjës për ndonjë lëndim, humbje jete, dëme ose dëmtim të pronës së Shfrytëzuesit ose të dikujt tjetër dhe nuk do të jenë subjekt i ndonjë pretendimi, kërkese, lëndimi apo dëmi. Shfrytëzuesi individualisht dhe në emër të përfaqësuesit personal të Shfrytëzuesit si dhe të gjitha palëve të lidhura me të, deklaron shprehimisht se përgjithmonë e liron dhe shkarkon operatorin nga të gjitha pretendimet, kërkesat, veprimet apo paditë. Nëse ndodh që operatori të shpallet përgjegjës nga ndonjë organ administrativ, apo gjykatë dhe pretendohet për dëme të shkaktuara nga pajisjet teknike ndaj Shfrytëzuesit ose ndonjë pale të tretë, Shfrytëzuesi ka përgjegjësinë për ta kompensuar operatorin në shumën e njejtë për të cilën është shpallur përgjegjës. Në rast të vjedhjes së pajisjeve, Shfrytëzuesi është i obliguar që të sjellë raportin për vjedhje nga Policia e Kosovës, në mënyrë që të marrë pajisjet e reja. Shfrytëzuesi është përgjegjës për sigurinë e kompjuterit të tij, harduerit, softuerit dhe të dhënat e tij. TELKOS nuk mirëmbanë kompjuterin dhe LAN cable të Shfrytëzuesit dhe nuk mban kurrfarë përgjegjësie për dëmtimin, apo humbjen e këtyre të dhënave, si rezultat i përdorimit të shërbimit. Duke i njoftuar paraprakisht Shfrytëzuesit, TELKOS rezervon të drejtën që t’i ndërpresë përkohësisht ofrimin e shërbimeve me qëllim të ndërrimit të pajisjeve të cilat janë në shfrytëzim të Shfrytëzuesit, me qëllim të mirëmbajtjes, avancimit, modernizimit, apo optimizimit të rrjetit. Ndërprerja e ofrimit të shërbimit nga TELKOS mund të zgjasë aq kohë sa do të zgjasë kryerja e punimeve. Të gjitha pajisjet që përdoren nga Shfrytëzuesit duhet t’i përshtaten standardeve dhe specifikave teknike të aprovuara nga ARKEP dhe implementuara nga TELKOS.

 

  1. Kufizimet e Përdorimit dhe Pronësia Intelektuale: Shfrytëzuesi nuk ka të drejtë të keqpërdorë shërbimet e operatorit ose të kryej shitje të shërbimeve te palët e treta në çfarëdo mënyre. Ndalohet rreptësisht keqpërdorimi i shërbimit, duke e përdorë atë për ndonjë qëllim të ndaluar, të kundërligjshëm, të dëmshëm, të paautorizuar, diskreditues, mashtrues apo që mund të shkaktoj ndonjë lëndim, ofendim a ngacmim të ndonjë personi. Të gjitha shërbimet e ofruara (të internetit dhe televizionit) nga operatori janë të mbrojtura dhe ofrohen në përputhje të plotë me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës për pronësinë intelektuale. Është i ndaluar rreptësisht shumëzimi, ritransmetimi, ripublikimi, ruajtja, apo rishpërndarja e shërbimeve të operatorit.

 

  1. Mbrojtja e të Dhënave dhe Privatësia: TELKOS në përputhje të plotë me Ligjin Nr. 06/L – 082 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përpunon dhe ruan të dhënat personale të Përdoruesit që përfshijnë: emër, mbiemër, numër personal, adresë, numër telefoni fiks, numër mobil, email adresën ose ndonjë të dhënë tjetër të rëndësishme për Shërbimin. Përdoruesi pajtohet se këto të dhëna mund të përdoren nga Operatori me qëllim të marketingut dhe për të përmirësuar Shërbimin. Përdoruesi është përgjegjës për ofrimin e të dhënave të sakta dhe informimin e operatorit brenda pesë ditëve në rast të ndryshimit në këto të dhëna. Operatori nuk është përgjegjës për të dhënat apo informacionet që Përdoruesi i dërgon ose pranon nga një palë e tretë duke përdorur shërbimin. Operatori, ashtu siç e parasheh ligji, bashkëpunon me organet e rendit dhe ofron informata sipas kërkesës zyrtare.

 

  1. Forca Madhore (Vis Maior): Në rast të dështimit të përmbushjes së obligimeve që rezultojnë nga forca madhore asnjëra palë kontraktuese nuk mbajnë përgjegjësi. Në këtë kategori përfshihen, por jo vetëm: ngjarjet që janë të paparashikuara, të parezistueshme dhe përtej kontrollit të palëve siç janë dështimet për shkak të motit, zjarri, akte terrorizmi, luftë, trazira, grevë ose protesta të punëtorëve, gjendjet e jashtëzakonshme, ndryshimi i ligjeve dhe rregulloreve, sulmet kibernetike, epidemitë, dështimi i infrastrukturës publike, shpronësim nga ana e qeverisë, akte të tjera të qeverisë, apo ndonjë ndodhi që është jashtë kontrollit të arsyeshëm të palës përkatëse.
  2. Ligji në Fuqi dhe Zgjidhja e Mosmarrëveshjeve: E drejta e zbatueshme në raste të mosmarrëveshjeve ndërmjet palëve të kësaj kontrate është legjislacioni i aplikueshëm i Republikës së Kosovës. Palët dakordohen që të gjitha mosmarrëveshjet në lidhje me këtë kontratë të provojnë t’i zgjidhin me anë të negociatave, të cilat do të udhëhiqen nga parimi i mirëbesimit të palëve. Zgjidhjen e kontesteve përmes negociatave palët duhet të provojnë ta arrijnë brenda tridhjetë (30) ditëve, nga fillimi i mosmarrëveshjes apo kontestit. Në rastet kur shfrytëzuesi i shërbimit sipas kësaj marrëveshje dhe legjislacionit të aplikueshëm të Republikës së Kosovës, i cili e rregullon këtë fushë, dështon që të veprojë sipas kësaj marrëveshjeje, shfrytëzuesi i shërbimit e autorizon TELKOS që të realizojë kërkesën e vet përmes procedurës përmbarimore, duke inicuar procedurën përmes përmbaruesit privat, pa pasur nevojë që palët t’i nënshtrohen procedurave gjyqësore. Në rastet kur dështon tentimi i palëve për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve përmes negociatave, atëherë palët mund të iniciojnë procedurë për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, duke përfshirë, por duke mos u kufizuar në zgjidhjen e kontesteve të parapara me Ligjin  Nr.04/L 109 për Komunikimet Elektronike dhe Ligjin Nr. 05/L-118 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 04/L-139 për Procedurën Përmbarimore.

Dispozitat përfundimtare:  Këto kushte të abonimit përbëjnë pjesë të Marrëveshjes në mes Telkos dhe Përdoruesit. Të njejtat zbatohen nga momenti i nënshkrimit të kontratës.